Nga Veprim HALILAJ
Diten e premte,dt.24.10.2025 mora nje telefonate te pritshme nga nje mik i hershem njeherazi edhe ish koleg pune ne Bazen Ushtarake Detare te Marines Sarande. Ishte Behar Xhani, ishoficer i larte (nenkolonel)i Bazes. Keshtu takimi yne perveç çmalljes kishte edhe nje motiv te bukur,Behari do me dhuronte librin e tij te pare : “NE DETIN E KUJTESES “ku jane perfshire edhe kujtimet e mia si ish kuader i BUD-it.


Pas nje pune te gjate sistematike e kembengulese duke kerkuar ne ishkoleget, shoket, komandante, ish oficere, nenoficere, marinare, detare, kudo qe ndodheshin ,brenda dhe jashte vendit, per te na marre kujtimet tona. Pervec materialeve per librin ,per Beharin edhe per ne ishte edhe kenaqesia qe takoheshim dhe sillnim ne memorje kujtimet dhe nostalgjine e viteve te kaluara.

Kur brezi yne, ne moshe shume te re ,vetem 21 vjecare, morem para Atdheut pergjegjesine e detyrave me rendesi te vecante ,ate te mbrojtjes se kufijve detare. Detyre te cilen e kryem me perkushtim ,pjekuri, ndershmeri e deri ne vetemohim. Gjë, per te cilen sot jemi krenare dhe ballelarte para vendit tonë.
Te gjitha keto si edhe “veshja letrare” e artistike, perbejne permbajtjen e librit te autorit Behar Xhani. Perpos punes hulumtuse, kembengulese per krijimtarie e tij, Behari kishte edhe nje aleat ne favor te tij ,romantizmin qe te jep kaltersia e paane e hapesirave detare e cila induktohet vetvetiu edhe ne shipirtin e detarëve e cila pasqyrohet ne këtë libër.
“Ne Detin e Kujteses”, fjala det perveç ngarkeses figurative, ne rastin tone koinçidon edhe me detin real. Kjo, ishte një ekspoze modeste te librit ,per t’i lene vendin nje analize me te hollesishme më pas.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.