Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Sipas medieve të Maqedonisë së Veriut, këngëtari gjendej në Itali gjatë ditëve të fundit. Aty ka pasur një problem shëndetësor të natyrës kardiake për të cilin nuk u arrit të ndërhyhej në kohë.
Mediet raportojnë se Shpat Kasapi nuk ka pasur më herët shqetësime të kësaj natyre dhe se vdekja e tij në moshë të re, ishte një lajm tronditës për rrethin e ngushtë si dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Shpat Kasapi i datëlindjes 1 maj 1985, hyri që në moshë fare të re në botën e showbiz-it dhe prej vitesh ai ka qenë një figurë e dashur në skenat ku këndohet shqip.
Shpati ishte me origjinë nga Tetova, por u bë i famshëm në gjithë trevat shqiptfolëse me baladat romantike dhe këngët pop që u bënë hite sidomos në fillimin e viteve 2000.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI