Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë.
Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht.
Ura është dëmtuar dhe pse është ndërhyrë disa herë këto ditë. Reshjet me intensitet të lartë e kanë shkatërruar përsëri. Sot është tentuar përsëri të vihen tonbino, por për shkak të reshjeve nuk u arrit të viheshin në funksion.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI