Ambasada e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« Greqi organizoi pritjen festive me rastin e Festave tĂ« NĂ«ntorit, nĂ« nderim tĂ« DitĂ«s sĂ« Flamurit, 113-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« dhe 81-vjetorit tĂ« Ălirimit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Luela Hajdaraga veçoi arritjet e vitit 2025 për komunitetin shqiptar në Greqi, duke i cilësuar shqiptarët e Greqisë si histori suksesi që ngrenë lart emrin e Shqipërisë me punë, përkushtim dhe integritet.
Ajo u ndal veçanërisht në rolin e rëndësishëm të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të lidhjes me brezin e ri, i cili rritet në Greqi dhe mban gjallë gjuhën, identitetin dhe vlerat tona kombëtare, një investim i çmuar për të ardhmen e gjithë kombit.
Burime nga Ambasada bënë të ditur se Mbrëmja gala, me praninë edhe të udhëheqësit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë Fitim Gllareva, mblodhi së bashku mbi 400 pjesëmarrës, personalitete nga fushat e artit, kulturës, sportit, akademisë, mjekësisë, shkencës, biznesit, përfaqësues të shoqatave kulturore, të rinj dhe të ftuar nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë uniteti dhe krenarie kombëtare.


Pritja u pasurua nga performanca plot energji dhe sharm tĂ« Era Rusit dhe bandĂ«s sĂ« saj, vallet tradicionale tĂ« grupit âShqiponjaâ TiranĂ«, si dhe veshjet tradicionale dhe ekspozita e fotografive tĂ« pĂ«rgatitur me elegancĂ« nga Fondacioni “Tradita AL“, nĂ«n kujdesin e Edlira Sulaj.
Produktet autentike shqiptare të sjella nga Fabrika e Uji Tepelene dhe Kantina e Verërave Fani, Berat i dhanë këtij aktiviteti edhe një dimension tjetër të lidhjes me traditën dhe shijet tona.




Kontribut të rëndësishëm në realizimin e kësaj mbrëmjeje dhanë edhe sipërmarrësit shqiptarë, të cilët me punën dhe mbështetjen e tyre tregojnë se komuniteti ynë është një forcë e gjallë, kreative dhe e bashkuar. Ata mbeten shembull i vlerave, solidaritetit dhe potencialit të shqiptarisë në Greqi.


Atmosfera entuziaste e pritjes dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht largësisë, Shqipëria rreh në zemrat e çdo shqiptari jashtë kufijve. Festat e Nëntorit vazhdojnë të jenë një moment reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi për të gjithë ne. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
SarandĂ«. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZĂM â TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnĂ« preferencat e turistĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri