SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestimi i komisionerëve/Prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum

/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore”.

Në një reagim mbi ekzekutimin e 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK, sa i takon dosjen së famshme të përgjimeve 339, kreu i qeverisë thekson se “14 të pandehur të PD dhe LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum”.

“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve. Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është:  Depolitizim”, – tha Rama./atsh///

error: