SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Në spitalin “P.Nako”, një nga shërbimet më të përkushtuara haset te Shërbimi i Sëmundjeve të Mushkërisë

📍

Në spitalin “P.Nako” të Sarandës një nga shërbimet më të përkushtuara haset te Shërbimi i Sëmundjeve të Mushkërisë.

Mjeku i mirënjohur Niko Kuri, mbetet një ikonë e këtij përkushtimi dhe humanizmi.

Por edhe kolegia e tij, dr Anxhela Karati, pneumologe, duket se po ndjek gjurmët e dr. Nikos me përkushtimin e saj.

“Në Spitalin “Petro Nako” Sarandë, Shërbimi i Sëmundjeve të Mushkërisë , tashmë bashkë me kolegen e nderuar , dr Anxhela Karati , Pneumologe dhe kolegët e tjerë të nderuar! Mirënjohje gjithmonë për respektin dhe besimin tuaj!-pohon modestisht dr.Niko Kuri, që ka të njejtin përkushtim si për një qytetar të varfër rom në kampin e Vrionit apo në Çukë dhe Delvinë, edhe për një zyrtar apo poilitikan.

Sepse Niko Kuri, nuk te shikon “nga duar”.

Ai duket se ka bekimin e vatrës së tij familjare në Dhivër, të nënës (Manës) së tij po edhe shembullin e jo pak ikonave që i shërbyen qytetarëve anekënd vendit.

SI TË JETË DREJTUESI ESHTE EDHE STAFI. Dr. Niko Kuri mbeti Njeri dhe mjek shëmbullor.//( Matilda SAJMOLI-SARANDANEWS.AL).///

error: