Më 15 dhjetor të vitit 1942 u nda nga jeta Faik Konica. (15 mars 1875-15 dhjetor 1942).
Ai ishte shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve evropiane.
Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit.
Shkollën e mesme e kreu në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për Filologji Romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SH.B.A. ku mori gradën “Master of Arts”.
Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themeluan gazetën “Dielli”, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Me 1912 në emër të Federatës “Vatra”, shkoi në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Më 1921, Konica u zgjodh kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkroi në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”. Më vitin 1926, Faik Konica u emërua Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.
Vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942. Pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë, në vitin 1995. (Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI