SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

Ka filluar në Athine takimi mes ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali dhe homologut të saj grek Jorgos Gjerapetritis.

Gjerapetritis e priti homologen shqiptare në hyrje të ministrisë dhe në vazhdim bisedimet nisën fillimisht me një bisedë kokë më kokë në zyrën e titullarit grek dhe në vazhdim do të jetë takimi mes dy përfaqësive ku pritet të bisedohen gjithë çështjet dypalëshe.

Pala shqiptare është e fokusuar në temat e integrimit europian të Shqipërisë dhe problemet që preokupojnë komunitetin shqiptar që jeton në Greqi siç është çështja e pensioneve dhe lehtësimi i procedurave së pajisjes së tyre me dokumentacionet greke.

Jashtë bisedimeve nuk do të mbeten as çështja e ligjit të luftës dhe çështja e detit, por për momentin palët nuk kanë preferuar të japin detaje lidhur me atë se çfarë konkretisht do të flasin brenda takimit.
Pala greke ka në axhendën e saj si temë primare çështjet dhe të drejtat e kartave të minoriteti etnik grek që jeton në Shqipëri dhe pa dyshim rifillimi i bisedimeve për dërgimin e çështjes së detit në gjykatën e Hagës.///

Related Posts

error: