Pas betimit ditën e djeshme në Kuvend, Endrit Shabani mori sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit, për një mandat 5-vjeçar.
Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit u bë përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj.
Shabani pason në këtë detyrë Erinda Ballancën, e cila drejtoi institucionin e Avokatit të Popullit për 8 vite, ndërsa vijoi ta ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues.
Endrit Shabani u votua si Avokat i Popullit me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim në seancën plenare të datës 11 dhjetor 2025.
Kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat, ndaj Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me votat e mazhorancës. (Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI