/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të lindjes.
Mjegull e dendur dhe mjegullinë pritet të ketë kryesisht në zonat luginore, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina pritet të arrijë deri në 18 m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 3–4 ballë.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota