SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hedhja e plehrave në anë të rrugës, shkak për përmbytjet

 Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shkozeti, ku duket problematika e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve plastike, që ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrin dot detin si zakonisht, sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, tha Rama, duke ndarë pamjet nga Shkozeti. (Maela MARINI)///

error: