Presidenti Bajram Begaj nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemalin në 182-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, Begaj bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky objektiv përbën vijimësinë e natyrshme të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit.
“Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve”, u shpreh Begaj.
“Aspirata e Ismail Qemalit dhe e etërve themelues për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim”, përfundoi Presidenti.(Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
Të dielën, Nivica rikthen protesën për Kakomenë
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj
Kulturë. Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj