SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryenegociatori Mazi: Ndryshimet kushtetuese, përmbushje e një kërkese tjetër të Këshillit Europian

Kryenegociatori për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi përshëndei sot miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend, duke theksuar se është një afrim i mëtejshëm i vendit më BE-në.

“Miratimi sot nga Parlamenti i Shqiperise i disa ndryshimeve kushtetuese, në vijim të miratimit parlamentar të datës 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, sipas rekomandimeve te OSBE/ ODIHR-it, është me rëndësi të madhe për vendin tonë. Ky miratim është një hap tjetër përpara, një afrim i mëtejshëm i vendit me BE, ai është përmbushje e një kërkese tjetër që Këshilli Europian bëri në mars të këtij viti”, u shpreh kryenegociatori Mazi.

Kryenegociatori për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi pasi mori detyrën theksoi se “ndërtimi i marrëdhënieve kontraktuale për anëtarësim me Europën e shoh si ushtrimi më i vështirë që ka marrë vendi ynë përsipër për të realizuar në këto 70 vite të të historisë moderne të shtetit tonë”.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për Reformën Zgjedhore. /atsh///

error: