Një ngjarje e rëndë është shënuar në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë. Viktimë ka mbetur 45-vjeçari, i identifikuar si Kreshnik Haska.
Policia me kete rast doli me komunikate të veçantë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën.
ME SHUME LAJME
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike
Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove. Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara
Mbi 17 milionë vizitorë në Shqipëri deri në shtator, rreth 10 milionë ishin turistë të huaj