SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parkimi dysh të çon në burg, ish-ministri i Drejtësisë shpërthen pas ndryshimeve në Kodin Penal. A jeni në terezi?

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj ndryshimeve në Kodin Penal, teksa tashmë parkimi dysh i automjeteve ka qenë i ndëshkuar me gjobë por tashmë do të kthehet në një vepër penale të dënueshme me burg. Manjani shkruan se një ndryshim i tillë në Kodin Penal është përtej llogjikës dhe parkimi dysh nuk mund të jetë vepër penale.

Postimi i plotë i Manjanit:

Parkimi dysh nuk mund të jetë vepër penale!!!

Mos ja q* robt llogjikës!

Ore, si do e ndalojë ndjekja penale që merr vite të tëra ndalimin e parkimit dysh?!  A jeni në terezi apo jo?! Parkimi i gabuar dhe çlirimi i rrugës janë çështje emergjence. Prandaj është krijuar policia.

Po për çfarë na duhet policia rrugore, karroatreci, karkaleci e ku e di unë se çfarë ka tjetër?!

Cili është qëllimi në fund të fundit, të dënohen njerëz apo të lirohet trafiku i bllokiar nga parkimi dysh?!

Si e liron trafikun prokurori e gjykatësi mor aman?!

Dmth polici çon shoferin në ndjekje penale dhe makinën e lë prap në parling dysh?!!!

Trafiku rrugor është detyrë administrative e policisë rrugore ore, ejjjjj! Një karroatrec vlen më shumë se çdo ndjekje penale.

Kot fare!

Ua ua ua ua…

E pabesueshme!

E mendova shaka këtë llogjikë, por duan ta bëjnë pjesë të Kodit Penal..!!!

****

Absolutisht është abuzim llogjik ideja e ngatërrimit të juridiksionit penal mbi parkimin në rrugë.

Në vend ta çlirojmë Kodin nga penalizimi i shkeljeve të tjera administrative e ngarkojmë akoma më shumë me vepra penale të pallogjikshme dhe të paefektshme.

Nuk e di!?????

Pa shpresë!///

error: