“SARANDA, destinacion turistik”, një Udhëzues udhëtimi dhe historiku; është botimi i fundit i studjuesit të njohur dhe arkeologut, autorit të një vargu librash, Halil Shabani.
“SARANDA. DESTINACION TURISTIK” është konceptuar me 25 kapituj duke sjellë infornmaicone shkencore për një hark të të gjatë që nis nga fillimet e jetës deri në kohët moderne.

Shkallaret, mozaikët dhe misteret e Sarandës, vijnë tani përmes fjalës së studjuesit serioz në një botim cilësor të shtëpisë botuese, “2M”.




E shkruar në dy gjuhë,anglisht dhe shqip, monografia e Shabanit, guidë turistike, është botimi më i plotë deri mës sot i realizuar nga një studjues që u vjen ne ndihmë jo vetëm guidave turistike në jugperëlndim te vendit për të lehtësuar procesin e shoqërimit të grupeve turistike, por shumë më gjerë se kaq; si një libër për vendas dhe të huaj që ushqejnë interesa për trashëgiminë e qytetportit bregdetar me atraktivitetin e aseteve arkeologjke e historike.
“SARANDA. DESTINACION TURISTIK” ilustrohet me 145 foto që e bëjnë edhe me interesante këtë prurje të re në fushën e botimeve turistike shqiptare. (Sh.Hajno_SARANDANEWS.AL)///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.