SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. ‘Sofra Çame’, sjell Traditat dhe kulturën çame me të rinjtë

Tradita dhe kultura çame u manifestuan sot në skenën e vogël të Bashkisë në një aktivitet ku manifestuan të rinjtë në nje shfaqeje komplekse te titulliar “Sofra Çame 2

Të rinjtë e grupeve artistike çame nga Konispoli dhe Saranda sollën në skenë traditën dhe historinë, përmes manifestimit kulturor të shpirtit çam.

Një nga organizatoret e eventit, Aleksandra Maze, theksoi se tradita çame ka rrënjë të thella dhe meriton të ruhet e të përcillet te brezat e rinj.

Dafina Allkushi, mësuese e një pjese të nxënësve organizatorë, e vlerësoi Sarandën si një qytet me bashkëjetesë të pasur kulturore dhe respekt për të gjitha komunitetet.

“Të flasësh për Çamërinë dhe të nxjerrësh në skenë vlerat e saj do të thotë të ruash dhe të përcjellësh jetën e një populli. Është emocionuese dhe frymëzuese të shohësh në skenë shpirtin dhe trashëgiminë çame,” – u shpreh ajo.

Sipas burimeve të stafit organizator, të këtij eventi kulturor ky aktivitet të mos mbetet një ngjarje e izoluar, por të kthehet në një traditë të përvitshme.///

error: