Qumështi për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA” është duke u hequr nga tregu, pas vendimit të marrë nga Agjencia e Kontrollit të Ushqimit (AKU).
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik se gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumështin formulë për foshnjat. Të dhënat e produktit:
AKU njofton se emri i produktit është APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED dhe data e skadencës është 10/11/2026.
Sipas njoftimit të AKU-së, trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.
AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.(Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI