Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale me kthjellime. Reshjet e shiut pritet të jenë të dobëta dhe me karakter lokal në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites, ndërsa pasditja do të shoqërohet me shtrëngata afatshkurtra, kryesisht përgjatë pjesës perëndimore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota