Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pas orëve të mesditës priten alternime kthjellimesh.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.
Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës pritet të arrijë deri 15 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit