Nga Agim NELAJ
I DASHUR KOLEG !
Nuk ka rëndësi se ku shërbeni aktualisht, merr mundimin dhe hidhi një sy librave apo dokumentave që flasin për historikun e mjekësisë veterinare dhe do të vëreni se ju keni atë profesion që e kanë zotëruar njerëz të mënçur, fisnikë, me kulturë të gjërë, intelektualë të përmasave të mëdha, korifej të diturisë e shkencës. Ata nuk jetojnë më, por është një kapitull gjithnjë i hapur për të gjetur frymëzim për punë fisnike në shërbim të kombit.
Mjekësia Veterinare Shqiptare ka diten e saj të themelimit, 1Mars 1928.Themelues Dr. Bilal Golemi; Mjekesia veterinare : Një profesion, një vizion, një zë!
Pa shëndetin e kafsheve nuk ka shëndet publik!
Pa biopatologjinë e krahasuar nuk do të kishim mjekësi humane moderne!
Duhet te njohim nderrimin e gjeneratave ne profesionin tone dhe te vleresojme ate; qe cdo brez I sjell ekipit duke rezultuar ne diversitet nder brezash dhe nje kulture me te gjalle dhe inovative . Si mund ta bejme kete profesion te qendrueshem per brezat e tanishem dhe te ardheshem, ne menyre qe gjthnje e me shume njerez te vazhdojne te zgjedhin mjekesine veyerinare sin je rruge fantastike karriere.
Qëllimi kryesor është për të përmirësuar ndërgjegjësimin e publikut dhe tu kujtoje politikë-bërësit kudo në botë që:
• Veterinerët modernë nuk janë vetëm mjekët e kafshëve dhe avokatët e mirqënies së tyre; Ata janë edhe aktorët kryesorë të shëndetit publik për shkak të rolit të tyre vendimtar në promovimin e sigurisë ushqimore, mbikëqyrjen e prodhimit, higjienën e kafshëve, kontrollin zoonozave, monitorimin i cilësisë dhe sigurisë se ushqimit, hulumtime bio, mbrojtjen e mjisit eddhe biodiversitetit dhe reduktimin e urisë globale!/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI