SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Sarandë. Qendra Kulturore e Fëmijëve pagëzohet me emrin e artistit të shquar Adem Daci

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Sarandë u pagëzua një ditë më parë me emrin e artistit të shquar, muzikantit virtuoz, Adem Daci.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia përveç familjes Daci dhe të afërmve të tij, merrnin pjesë dhjetra qytetarë, kolegë të kulturës, artistë profesionistë dhe amatorë, zytarë të Bashkisë Sarandë, etj.,.

Ishte i pranishëm dhe përshëndeti pjesëmarrësit në këtë event të përjetësimit të figurës së muzikantit Adem Daci, edhe kryebashkiaku Oltion Çaçi.,.

Pjesëmarrësit ndoqën me këtë rast edhe një dokumentar të pasur kushtuar figurës së artit virtuoz, përgatitur nga Vladimir Kodhelaj.

Duke folur për këtë event kulturor, kryetari i bashkisë Oltion Çaçi u shpreh se “Vendosja e emrit të tij në Qendrën Kulturore të Fëmijëve është më shumë se një akt simbolik. Është një shenjë mirënjohjeje, respekti dhe kujtese për një njeri që me talentin, përkushtimin dhe dashurinë për muzikën qytetare la gjurmë të pashlyeshme në jetën artistike të Sarandës.”

Sipas Çaçit, “Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Daci” do të jetë një vend ku talentet e reja do të rriten, do të krijojnë dhe do të ëndërrojnë, ashtu siç ëndërronte dhe krijonte dikur ai – dhe do të mbaj kujtimin e tij të paharruar në breza!”

Adem Daci është ishte një kitarist i njohur në Sarandë dhe në nivel kombëtar i cili ka kontribuar në jetën artistike dhe muzikore të zonës së jugut të Shqipërisë për disa dekada. Ai njihet për interpretimet e tij me kitarë, sidomos në muzikën e lehtë dhe atë qytetare. Ai lindi më 7 dhjetor 1945 në Përmet dhe më vonë u vendos në Sarandë ku zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së tij muzikore. Ishte kitarist, kompozitor dhe muzikant i njohur, veçanërisht i lidhur me Estradën Profesioniste të Sarandës, ku la gjurmë të pashlyera te publiku artdashës sarandiot dhe mbarëkombëtar. Adem Daci njihej për virtuozitetin e tij mbi kitarë, duke performuar koncerte, festivale dhe mbrëmje muzikore në qytet e më gjerë, si dhe duke ndikuar shumë në edukimin e muzikantëve të rinj. Ai kontribuoi gjithashtu si kompozitor dhe pjesëmarrës në krijimin e shumë këngëve dhe repertorëve muzikorë lokalë.

U nda nga jeta më 12 janar 2022, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike në komunitetin sarandiot dhe më gjerë. Në Sarandë ai konsiderohet një nga muzikantët më të dashur të gjeneratës së tij, me kontribut të theksuar në zhvillimin e jetës muzikore lokale./SARANDANEWS.AL///

error: