SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE E QYTETIT -26 VJET RADIO “SARANDA”, E PARA MEDIA ELEKTRONIKE PRIVATE NË JUG. MEDIA PRIVATE, ME FYTYRË PUBLIKE!

Nga Shkëlqim HAJNO

Një Shënim fotografik si pjesë e Memories se Qytetit.
 Si sot me 01 .03.2000, nisi transmetimet për herë të parë në historinë e qytetit të Sarandes dhe rajonit të tij, Radio SARANDA (96.1 FM).
Sot modestisht u bëjmë homazh qindra e mijëra njerëzve të çdo moshe që u bënë pjesë e udhëtimit të kësaj medie, në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.
26 vjet Radio “Saranda”, do të mbahet mend si e para media elektronike private në Jug të vendit. Me nje devizë të thjeshtë: MEDIA PRIVATE, ME FYTYRË PUBLIKE!
Qysh ne fillimet e punës së saj radio” Saranda”  e kishte të përcaktuar qartë profilin e saj si media e pavarur me karakter: informues, kulturor dhe argetues për rajonin .
Aktualisht, valet e saj u ndiqen dhe ndiqen në hapësirën që mbulon rajonin: Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol (pjesërisht), e më gjërë si dhe në hapësirnë e ishujve jonianë, përfshi Korfuzin.
Falë teklnologjisë, sot në internet mund të dëgjohet aktulisht në çdo pikë të globit.


Valet e Radios “Saranda” janë ndjekur me interes edhe nga mijëra emigrantë shqiptarëe në ishullin Helen të Korfuzit si dhe në Igumenicë të shtetit fqinj.
Radio “Saranda” e cila transmeton aktualisht ne frekuencen 96, 1 FM , në internet si dhe në portalin : WWW.SARANDANEWS.AL; është një radio e tipologjisë gjeneraliste e cila u drejtohet të gjitha grupmoshave të shoqërisë duke ruajtur ADN e saj-sloganin profesional:” “RADIO PRIVATE, ME FYTYRE PUBLIKE”
 Ky orientim  i saj profesional, e ka bere Radion më të dëgjueshme nga viti në vit pasi dëgjuesit e saj janë informuar  në mënyrë të paanshme të gjitha zhvillimet kryesore politike, ekonomike, sociale ,sportive,etj., që ndodhin kryesisht në hapësirën jugperendomor të Shqipërisë me epiqendër Sarandën.

Ne frekuencen e 96, 1 FM kanë gjetur veten edhe fëmijet me programin e tyre të përditshëm ” Libri për fëmijë “ ose “Përralla për fëmijë”;  të rinjtë për muziken argëtuese dhe programet kulturore si dhe të rriturit e cdo orientimi politik.
Nga vitit 2003 radio “Saranda” nisi  transmetimet 24 orëshe, programe të pandërprera duke u bërë e dëgjueshme në një rajon multietnik, multifetar dhe multikrahinor.


Disa nga programet më te frekeuntuara  përvec edicioneve të përditshme informative kanë qenë ato me karakter social, politik, ekonomik e kulturor si :” Fokus”, “Radiografi”, “Libri per femije”, Mysafiri I mesnatës”,”Momoriteti etnik grek sot”, “Radio Saranda sport”,” Hapësira sociale”, Muza poetike”,etj,.
Mbi bazën e seriozitetit profesional të saj Radio “Saranda” prej disa vitesh krijoi partneritet me radio prestigjoze ne botë si BBC ,emisionet e së ciles u transmetuan për shumë vite edhë në frkeunecën 96.1 FM, cdo ditë.


Gjate viteve -2003-2005 Radio “Saranda: u perfshi në rrjetin ballkanik të radiove lokale si dhe në rrjetin kombetar të këtyre radiove duke ritransmetuar programe sociale dhe lajme të radiove homologe në ditë dhe fasha orare të përcaktuara .
Në prag të 1 Marsit, në ditën e krijimit e saj stafi drejtues i Radios “Saranda” u shprehim mirënjohen e parë DËGJUESVE TË SAJ nga kudo ku  ndodhen sot, ndaj të cilëve ne e ndjejme veten gjithmonë të obliguar dhe të detyruar.


Radio “Saranda” ka synuar që informacionet e saj të udhehiqen në këto 26 vite të jetës së saj po edhe në të ardhmen, nga profesionalizmi, larg çdo flamuri partiak që do të thotë:
Lajme te paanshme, të balancuara, të vërteta dhe mbi të gjitha, të dobishme për dëgjuesin.


Disa nga emisionet dhe programet e Radios “Saranda” ne memorien e  dëgjuesve janë: “Mëngjes i ri në Sarande”-“Muza poetike”-“Libri për Femije-Projeksion”-“ORA e Bashkisë”,“Nje ore per ju”:”Minoritieti etnik grek sot”(emision ne gjuhen greke)-“Vllehet/.arumunet ne Radio “Saranda’(ne gjuhen vllahe/arumune)-Emisionet shoqeria civile, “Fokus” etj, etj,


 SOT, më 1 Mras, u shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe një prulje respekti për te gjithë bashkëpunëtoreve tanë, gazetarë dhe drejtues te emisioneve, qe i dhanë asaj frymë nga dita e pare e transmetimeve tona me 1 mars 2000 e deri sot.


Radio “Saranda” falënderon ekspertët e fushave të  ndryshme disa prej të cilëve janë pjese e Bordit të Radios, sikurse falënderojme per bashkepunimin korrekt bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konsipol e Himarë  dhe institucionet e ndryshme shtëtërore, Policinë e Shtëtit  dhe padyshim bizneset e rajonit të Sarandës dhe përgjigjësisht të jugut të vendit për bashkëpunimet e përhershme e korrekte  .


Radio “Saranda” edhe në të ardhmen do t’u qëndrojë me korrektesë dhe profesionalizëm kërkesave që shtrohen para saj në kohën e botën e pafund të medias dhe teknologjisve moderne, sepse, stafi i saj e di mirë, se vetem duke mos qëndruar nën asnjë obrelle politike , bëhesh i besueshem , i vërtete dhe i dobishëm .//SARANDANEWS.AL///

error: