– Dhimbjet e kokës prekin gati tre miliardë njerëz në nivel global, afërsisht një në tre, shkruan salute.eu.
Një nga format e saj më tipike është migrena, e karakterizuar nga dhimbje pulsuese, të përziera, të vjella dhe mbindjeshmëri ndaj zhurmës dhe dritës.
“Ilaçet janë gjithnjë e më efektive: me molekulat më të fundit, ne mund të trajtojmë me sukses afërsisht 75% të pacientëve”, tha Pierangelo Geppetti, president emeritus i Shoqërisë Italiane për Studimin e Dhimbjeve të Kokës.
Fatkeqësisht njohuritë për dhimbjet e kokës janë ende shumë të dobëta dhe të dhënat tregojnë se, nga të gjithë pacientët, veçanërisht ata që vuajnë nga migrena kronike, vetëm 10% trajtohen’’, shton ai.
Migrena, një sëmundje ende e nënvlerësuar
“Rëndësia mjekësore dhe sociale e kësaj sëmundjeje nuk është kuptuar ende,” komentoi Innocenzo Rainero, president i Shoqërisë Italiane të Kardiologjisë (SISC) dhe Profesor i Neurologjisë në Universitetin e Torinos.
Për më tepër, një studim i botuar në ‘’Journal of Headache and Pain’’, i cili shqyrtoi 3 169 persona në 10 vende evropiane, tregoi se 54% e pacientëve me migrenë duhet të vizitojnë më shumë se katër specialistë para se të marrin një diagnozë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI