SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi


Marrëdhëniet turistike mes Greqis[ dhe Shqipërisë synojnë një fazë e re bashkëpunimi.

Kjo u konfirmua edhe gjatë një takimi pune të zhvilluar së fundi të presidentit të Federatës së Shoqatave Greke të Agjencive të Udhëtimit dhe Turizmit (FedHATTA), Lýsandros Tsilidis, me Sekretaren e Parë të Ambasadës së Shqipërisë për çështje të Diplomacisë Ekonomike, Joana Zhonga, në kuadër të forcimit të flukseve turistike midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Takimi konfirmoi vullnetin e të dyja palëve për një bashkëpunim më të ngushtë, me synim zhvillimin e organizuar, të mbështetur institucionalisht dhe me përfitime të ndërsjella të turizmit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutua nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi me afat pesëvjeçar, e cila do të parashikojë zbatimin e veprimeve të përbashkëta për zhvillimin dhe forcimin e turizmit ndërmjet dy vendeve. Theks i veçantë iu dha nxitjes së turizmit dalës nga Greqia drejt Shqipërisë, duke qenë se Greqia është tashmë vendi i katërt për nga numri i vizitorëve për Shqipërinë.
Mësphet se paralelisht, u shqyrtuan iniciativa për forcimin e mëtejshëm të turizmit hyrës drejt Greqisë, në vijim edhe të nisjes së lidhjes së drejtpërdrejtë ajrore Tiranë – Heraklion (Kretë).

Në të njëjtin kuadër u diskutua zhvillimi i turizmit rrugor me autobusë drejt Shqipërisë, si dhe promovimi i turizmit me mjete motorike, si forma alternative dhe plotësuese të lëvizjes. Gjithashtu, u theksuan opsionet e turizmit në natyrë dhe aktiviteteve outdoor.
U bë gjithashtu një referencë e veçantë për krijimin e programeve “two-end destination” (destinacione të dyfishta), të cilat synojnë promovimin e destinacioneve greke dhe shqiptare si përvoja të plota turistike.

Burime nga selia e Ambasadës shqiptare në kryeqytetie helen, bënë me dije se “Parashikohet gjithashtu organizimi i takimeve me shoqata turistike lokale në Greqi dhe Shqipëri, në mënyrë që agjencitë turistike të të dy vendeve të njohin më mirë destinacionet dhe të zhvillojnë bashkëpunime.
Në kuadër të diskutimit, Tsilidis theksoi nevojën për respektim të rreptë dhe të përbashkët të kuadrit ligjor në fuqi, veçanërisht të legjislacionit që rregullon aktivitetin e agjencive turistike të vendeve të treta. Kujtohet se, sipas kuadrit ligjor në fuqi (neni 3, paragrafi 2 i ligjit nr. 393/1976, siç është në fuqi), lejohet ofrimi i shërbimeve turistike në Greqi nga agjenci të vendeve të treta vetëm nëse ato kanë themeluar një agjenci të ligjshme turistike në vend, mbi bazën e reciprocitetit, ose bashkëpunojnë me një agjenci turistike që operon ligjërisht në Greqi.

Të njëjtat burime bënë të ditur për SRANDANEWS.AL se më 27 mars 2026 nenshkruhet Marreveshja e Bashkëpunimit midis FedHATTA-s dhe Unionit Turistik Shqiptar, ndërkohë që direkt pas takimit filluan kontaktet mes HATTA ( Shoqata Helene e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike) me ATOA- Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike.

Gjatë vitit 2025 Shqipëria priti rreth 12 milionë turistë të huaj Nga këta, rreth 900 mijë ishin turistë greke. Vetëm në harkun kohor janar–shkurt 2026, numri i turistëve të huaj me diestincion Shqipërinë arriti në 1.2 milion. (SARANDANEWS.AL///

error: