Dëbora ka përfshirë dhe Llogaranë pas rënies së temperaturave. Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi për RTSH se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, në Qafën e Llogarasë janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar. Si pasojë, një segment i rrugës, konkretisht nga zona e Pishës Flamur deri në pjesën tjetër të aksit, është zbardhur nga bora.
Ndërkohë, mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, duke punuar për pastrimin dhe mbajtjen të hapur të rrugës, e cila aktualisht është e kalueshme për automjetet.
Situata paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm, edhe për shkak të rritjes graduale të temperaturave, që po ndikojnë në shkrirjen e borës.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”