Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e para të 24-orëshit të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut do të edhe në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, verilindje, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1200-1500 metra priten reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 5/8 | Re shi diell |
| Kukës | 9/14 | Re shi/borë |
| Lezhë | 7/13 | Re shi diell |
| Dibër | 3/9 | Re shi/borë |
| Durrës | 8/17 | Re shi diell |
| Tiranë | 8/17 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/14 | Re shi diell |
| Berat | 7/15 | Re shi diell |
| Vlorë | 10/12 | Re shi diell |
| Korçë | 3/10 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 7/12 | Re shi diell |
| Sarandë | 10/12 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë opozitën iraniane në Shqipëri
Ja si qelbet Kuba
Këngëtarja greke Marinella tur në Shqipëri në vitin 1976, Arkivi i Filmit sjell pamjet