SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fotoarkiv, turistët e huaj në vitet e regjimit komunist

 Para viteve ’90 turizmi nuk konsiderohej si sektor i fuqishëm i ekonomisë, por më shumë si një mjet propagande, ku vizitorëve u tregoheshin arritjet e një vendi komunist.

Në vitet e regjimit, hyrja e shtetasve të huaj, qoftë për arsye turistike, qoftë për arsye të tjera, ishte e pazakontë.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore vizitat në vendin tonë ishin pothuaj të pamundura dhe rreptësisht të kontrolluara nga regjimi, i cili përveç të tjerash kontrollonte edhe mënyrën e veshjes apo modelin e flokëve të shtetasve të huaj që hynin në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për të evituar “shfaqjet e huaja”.

Turizmi i grupeve të të huajve nisi në 1956-ën, vit kur Shqipërinë e vizituan rreth 250 turistë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare disponon në arkivin e saj fotografi të këtyre vizitave turistike të organizuara. Disa nga fotot që përzgjodhëm sot, i përkasin verës së vitit 1958 dhe veçanërisht një grupi turistësh gjermanë, të cilët janë fiksuar gjatë itinerarit të tyre nga fotografët e ATSH-së, që nga mbërritja me anije, gjatë pushimit në plazhin e Durrësit, si edhe gjatë vizitës në Tiranë.(Edlira RUZI)///

Në ato vite, turistët e huaj qëndronin në hotel “Adriatik” në Durrës.

Turistët e huaj gjatë viteve të regjimit komunist

error: