Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. M., 66 vjeç, bashkëshorti i kallëzueses, i cili është konfliktuar fizikisht me shtetasin F. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Dëmtoi me thikë 29-vjeçarin, shpallet në kërkim
“Autoriteti” politik është Fe
Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës. Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill