Qyteti i Sarandës dhe Delvinës është tronditur nga kjo humbje e rëndë, që ka prekur mbarë komunitetin. Mes dhimbjes dhe lotëve, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e papritur nga jeta të të riut, i cili njihej si një djalë punëtor dhe me plot ëndrra për të ardhmen.
Igli Gjoça, nga Stjari i Delvinës, ishte pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit, ku edhe dyshohet se ndodhi ngjarja tragjike. Sipas të afërmve, shkak i vdekjes ka qenë kontakti me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit në Sarandë dhe ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk mundi të shpëtohej. Humbja e tij është edhe më e dhimbshme për faktin se ai ishte në pritje të bëhej baba, një ëndërr që fatkeqësisht nuk arriti ta jetojë.
Nuk ka fjalë për këtë trishtim, veç ngushëllimit me shpirt për këtë ëngjëll! ///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari