Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë përkujtuar të Premten e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit fetar, që simbolizon vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.
Ritet fetare u zhvilluan në Kishën “Shën Harallambi” të qytetit ku qindra besimtarë u bënë pjesë e një ceremonisë përkujtimore në atmosferën e solemniteti dhe reflektimi. Shërbesa është drejtuar nga At Kozmai, i cili ka drejtuar meshën dhe ritualet e kësaj Dite të shenjtë. Pas shërbesës së mbrëmjes, besimtarët dhe epitafi kanë përshkuar rrugët dhe bulevardin kryesor buzë detit, në atmosferë emocionuese të përkushtimi dhe besimi për t’u rikthyer përsëri në kishë.
E Premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq dhe i paraprin festës së Pashkëve, e cila kulmon me meshën e mesnatës së Shtunës dhe shpalljen e Ringjalljes.///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike