Protestuesit e opozitës hodhën sot molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, një grup protestuesish hodhën koktejl molotov te dera e Kryeministrisë, të cilët shpërthyen në flakë.
Gjatë përshkallëzimit të situatës, policia u kundërpërgjigj duke shpërndarë turmën me gazlotsjellës dhe ndërhyri për të neutralizuar autorët e dyshuar.
Policia është vendosur në kordon sigurie për të shmangur afrimin e protestuesve drejt hyrjes së Kryeministrisë.
Më pas protestuesit u zhvendosën në drejtim të Kuvendit.
Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, u mor nga ambulanca për shkak se u ndje keq si pasojë e gazit lotsjellës. Shqetësime me shëndetin patën edhe të tjerë deputetë të PD-së, Luçiano Boçi si dhe Flamur Noka.
Ndërkaq, protestuesit patën përplasje verbale me policinë e cila ka ndaluar disa prej tyre për hedhjen e lëndëve piroteknike dhe molotovëve.
Protestuesit u shpërndanë, ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha u largua drejt selisë së kësaj partie.
Policia vendosi kordon sigurie në rrugën që çon drejt parlamentit në kryqëzimin pranë Xhamisë së Madhe, ndërsa protestuesit u grumbulluan duke kërkuar hapjen e rrugës. Deputetët e PD-së, Noka dhe Balliu u përplasën me policinë duke kërkuar lejimin drejt Kuvendit.
Policia përdori ujë me presion për të larguar protestuesit, ndërsa këta të fundit tentuan të çajnë gardhin.
Mediet raportuan se edhe deputeti Klevis Balliu u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Opozita zhvilloi sot protestën e shtatë kombëtare ku kërkon largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira demokratike. /j.p/
vijon
Molotov drejt Kryeministrisë në protestën e opozitës, foto: Andrin Hoxha (Marseda QEFALIA)///














































ME SHUME LAJME
Forma që po na mbyt!
Berisha: Protesta tjetër do të caktohet shumë shpejt
“Fox News”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin bregdetar ekonomik, mes tensioneve në LM