Akademik Rexhep Qosja ndërroi jetë sot, në moshën 89-vjeçare.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarë të tij komunikuan se është kryer edhe varrimi i Rexhep Qosjes, kësaj figure emblematike të kombit shqiptar.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Familjarët sqarojnë se, sipas dëshirës së të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se familja nuk do të marrë pjesë as në ndonjë organizim të mundshëm institucional.
“Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e bërë në faqen online të akademikut të ndjerë, shoqëruar me një foto të tijën në bardhezi. vijon….(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike