SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Në Ditën e Librit autorë sarandiotë i dhurojnë Bibliotekës publike vepra të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Librit u përkujtua në Sarandë përmes një veprimtarie të veçantë.

Një grup autorësh, shkrimtrarë, poetë dhe studjues, i dhuruan sot Bibliotekës pubike “Bilal Xhaferi” vepra të tyre.

Gjatë një ceremonie të thjeshtë larg kamerave, Shkëlqim Hajno dhe Hekuran Halili (kryetar i shoqatës së Krijuesit e Klubit Jonian) u shprehen për nismën si nje hap i dobishëm në drejtim të pasurimit të Bibliotekës publike te Sarandës dhe një sensibilizim për lexuesit, duke theksuar se bashkëpunimi me këtë institucion do të vijojë edhe me autorë të tjerë në ditët në vijim.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe disa edhe prfaqësues nga disa drejtori të institucionit të Bashkisë si ajo e Turizmit, drejtoria Ekonomike,et,.

Nga ana e tij drejtori i Qendrës Kulturore të bashkisë Sarandë Ismail Murtaj i falënderoi autorët dhurues duke premtuar se në të ardhmen, insitucioni që ai drejton do të ketë një bashkëpunim edhe me të ngushtë me shkrimatrët, poetët dhe studjuesit qe jetojnë në Sarandë edhe ne aktivitete të tjera si me promovime librash, biseda me autorë ne Bibliotekën en “Bilal Xhaferi”,etj.

Disa nga autorët dhurues të veprve të tyre ishin: Panajot Zoto, Hekuran Halili, Shkëlqim Hajno, Ibrahim Didani, Migel Flor, Shkëlqim Selmani, Tomor Dhrimo, Agron Mema, Behar Xhani, etj,.

Me këtë rast Qendra Kulturore dhe Biblioteka “B.Xhaferi” kishin përgatitur edhe çertifikata “Mirënjohje për autorët dhurues.

Libri ka qenë historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Më 23 prill janë regjistruar disa data të rëndësishme si psh. më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo./ SARANDANEWS.AL///

error: