-Një person i armatosur u arrestua në lagjen nr.4 në Sarandë kur po lëvizte në një automjet dhe i armatosur.
Policia tha se “Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjeti.
Burime policore vunë në dukje se “Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet.”
Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z..
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI