Nga Eva XHAJANKA
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për asnjë punonjës që bashkëpunon me elementë kriminalë apo abuzon me detyrën.
Ai vlerësoi operacionin e zhvilluar në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Shtetit bashkëvepruan për arrestimin e disa drejtuesve dhe efektivëve policie të dyshuar për shkelje të ligjit.
Lamallari e cilësoi këtë ndërhyrje si dëshmi të qartë të vullnetit institucional për pastrimin e radhëve të policisë nga çdo element që cenon ligjin dhe besimin e qytetarëve.
Sipas tij, çdo rast abuzimi, përfshirë tolerimin e ndërtimeve pa leje apo bashkëpunimin me elementë kriminalë, do të trajtohet me “zero tolerancë”, ndërsa efektivët që shkelin detyrën do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.
Ministri theksoi gjithashtu mbështetjen për drejtuesit e rinj të AMP dhe Policisë së Shtetit, duke garantuar vijimësinë e operacioneve për forcimin e integritetit institucional.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota