Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.
Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të Elidon Çelës.
Ai do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme. Më herët, ndreu ka mbajtur dhe poste të tjera, si zëvendës drejtor në Kukës, por dhe shef i Komisariatit nr. 6, Tiranë.
Kujtojmë se Elidon Çela, u pezullua më 30 maj nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec. Arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar lidhur me një nga protestuesit, të cilit i janë shkaktuar dëmtime në trup nga punonjësit e shoqërisë private.
Në njoftimin e bluve të Vlorës, u cilësua se protestuesi ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, gjë që u kundërshtua nga Policia e Shtetit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI