Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Athinë, afërsisht në orën 08:30 të mëngjesit së ditës së sotme.
Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari arriti të arratiset duke vrapuar, ndërsa punonjësit e burgut dyshohet se hapën derën për të hedhur mbeturinat nga depoja qendrore e materialeve të burgut.
Shqiptari është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët, dhe duhej të lirohej në korrik 2031.///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike