Për të katërtën ditë radhazi shoqëria civile protestoi sot në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Gjatë marshimit përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë, protestuesit u përplasën me policinë e cila kishte krijuar një barrierë mbrojtëse, në kuadër të masave të ndërmarra për zhvillimin e ndeshjes miqësore Shqipëri-Izrael.
Pas disa minutash përplasje, policia hapi rrugën për protestuesit të cilët më pas ndaluan para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë paraqitur pesë pika për qeverinë: Dorëheqjen e kryeministrit; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Protesta e cila nisi në orën 18:00 zgjati deri në orën 21:30, teksa u paralajmërua se marshimi do të vijojë sërish nesër në orën 18:00.
Protesta kundër projektit në Zvërnec, Foto: Florian Abazaj. (Marseda QEFALIA) ///





























ME SHUME LAJME
”The Wom”: Cila janë destinacionet më atraktive të Shqipërisë për turistët?
Projekti në Zvërnec, Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca
Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec, ndërtimet të bëhen sipas standardeve të BE-së