Forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe mbështetja për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ishin në fokus të një takimi të zhvilluar në Athinë mes kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe kryetarit të Komisionit për Çështjet Evropiane dhe nënkryetarin e parë të Parlamentit të Greqisë, Ioannis Plakiotakis.
Në njoftim, bëhet me dije se gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe roli i diplomacisë parlamentare në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës evropiane të rajonit.
Në këtë kuadër, Peleshi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar atë një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët evropiane të rajonit.
“Integrimi i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një faktor kyç për më shumë zhvillim ekonomik dhe stabilitet, në dobi të qytetarëve tanë dhe të vetë projektit evropian”, tha Peleshi.
Takimi riafirmoi angazhimin për vijimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar në mbështetje të objektivave të përbashkëta evropiane./(Ermira ISUFAJ)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet