Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është gjetur një armë zjarri e hedhur në një zonë publike. Mësohet se arma e llojit pistoletë, tip “Glock”, u gjet e braktisur në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”, në zonën sipër plazhit të njohur si “Centrali”.
Kanë qenë efektivët e Policisë Bashkiake të Sarandës ata që kanë pikasur të parët armën e zjarrit gjatë patrullimit të tyre.
Pas konstatimit, punonjësit e policisë bashkiake kanë rrethuar dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes për të mos lejuar prishjen e provave.
Grupi hetimor ka nisur punën në terren dhe kanë filluar hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit që ka hedhur pistoletën në lulishte.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI