SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Promovohet romani “Liana” i autorit Panajot Zoto.

Sot u promovua në Sarandë si një bashkëpunim Klubit të krijuesve ” Jonianë”, me shtëpinë botuese ” Toena”, romani i “Liana”, i autorit Panajot Zoto.

Trajtimi i temës së emigracionit shqiptar të postdiktaturës, vjen në këtë vepër të re të Zotos përmes skalitjes së personazheve , dhe karaktereve të vendosur në situata të jashtëzakonshme dhe sfidave për mbijetesë.

Libri “Liana” nga disa referues si Hekuran Halili, Timo Mërkuri, Natasha Xhelili, Panajot Boli, Irena Toçi, Shkëlqim Hajno, etj., u konsiderua si vepra më e arrirë artistikisht e Panajot Zotos ndër dhjetra libra që mbajnë firmën e tij./sarandaNews.al///

error: