SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj

Kolegët risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj, Mjeshtër i Madh.

Ngjarja kulturore e cila vjen si një mbrëmje përkujtimore, zhvillohet më 25 qershor në mbrëmje në medisin e Galerisë së arteve pamore “ART Saranda”.

Ideatori dhe proptagpnisti i këti eventi është aktori dhe regjisori i mirënjohur, Vangjel Agora.

Sipas regjosorit Agora: “Në këtë mbrëmje, fjala do të ndërthuret me imazhin, muzika me kujtesën dhe emocionin. Përmes sekuencave filmike do të rikthehet në skenë jeta dhe veprimtaria artistike e Thoma Milajt, ndërsa këngët dhe interpretimet instrumentale, të sjella nga artistë veteranë dhe instrumentistë të rinj, do të shndërrohen në një homazh të bukur për “Mjeshtrin e Madh”, që ia kushtoi jetën artit dhe muzikës.”

Thoma Milaj, ishte një figurë poliedrike e shquar e skenës shquptare. Kontributet e të cilit lanë gjurmë të pashlyera në artin skenik të Sarandës dhe ne disa gjenerata artistësh./SARANDANEWS.AL///

error: