SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Të krijohet një qeveri teknike jopolitike që të rikthejë votën e lirë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti sot protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë fundjavës, ku mori pjesë edhe diaspora.

Sipas Berishës ajo ishte “kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si fundjava e diasporës”.

Berisha theksoi se “manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike që të rikthejë votën e lirë.

“Pra, protesta e pothuaj gjysmë milionë shqiptarëve ditën e shtunë dëshmon se Edi Ramën nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme. Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë dhe bëjnë që ata të zgjedhin njerëzit që duan me votën e tyre”, tha Berisha.

Berisha tha se vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare, teksa u kërkoi atyre që mos të impresionohen nga sloganet e opozitës së opozitës.

“Jam këtu gjithashtu për t’u kërkuar demokratëve kudo që janë, çdo natë vendi i tyre është në sheshin dhe rrugët e Tiranës në betejën për liri, për votën e lirë dhe kundër autokracisë. Asnjë slogan, asnjë parullë, asnjë mashtrim i hedhur aty kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra e dhjetëra protesta kundër regjimit.

Pra, çdo demokrate e demokrat duhet ta ketë të qartë se vendi i nderit i tij është në fushëbetejën qytetare, kësaj radhe jo me flamurin dhe simbolet e partisë, pasi kjo është një protestë qytetare, të cilën ne si të tillë e respektojmë plotësisht”, tha Berisha.(Marseda QEFALIA)///

error: