SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çudira shqiptare, rrëfimi i pazakontë i lojtarit: Në Delvinë na doli gjarpri në fushë

Kategoritë e ulëta në futbollin shqiptar shpesh prodhojnë “çudira”, ndërsa portieri i Tomorit ka treguar një histori sa të frikshme aq edhe komike.

Andrea Shumeli ka qenë titullar I padiskutuar te beratasit këtë sezon, ndërsa ka treguar vështirësitë e të qenit futbollist në Shqipëri. Sipas tij, në ndeshjen ndaj Butrintit e zhvilluar në Delvinë, në fushë ka dalë gjarpri gjë që ka alarmuar lojtarët.

“Kisha dëgjuar ngjarje të rëndomta që ndodhnin në kategoritë inferiore, por jam befasuar nga ato që më kanë parë sytë. Vërtet FSHF ka vendosur disiplinë dhe dënime ekstreme por jo në të gjitha rastet relatohet nga zyrtarët e ndeshjes. Më ka ngelur në mendje ndeshja në Delvinë ndaj Butrintit, ku në mes të fushës doli një gjarpër”, ka thënë mes të tjerash portieri.

/Marrë nga Newsport.al

error: