SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë 4 gusht 2020

Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët e prej orëve të mesditës do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura. Përgjatë ditës parashikohen reshje shiu të dobëta në relievet malore të veriut ndërsa në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me rrahje dhe hera herës intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe shpejtësi deri në 20-25 m/s. Valëzim i forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/35Diell re
Kukës19/35Diell re
Lezhë23/34Diell re
Dibër18/34Diell re
Durrës23/33Diell re
Tiranë24/35Diell re
Elbasan23/38Diell re
Berat20/38Diell re
Vlorë22/35Diell re
Korçë19/33Diell re
Gjirokastër19/37Diell re
Sarandë20/34Diell re
error: