Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar dhe vatrat e fundit të tymit janë neutralizuar.
Ajo falënderoi angazhimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, strukturave të MZSH-së, punonjësve të Njësisë Administrative dhe strukturave të Zonave të Mbrojtura për ndërhyrjen dhe punën në terren.
Mersini theksoi se rreziku nga zjarret mbetet i vazhdueshëm dhe kërkoi kujdes maksimal nga banorët dhe vizitorët, si dhe njoftim të menjëhershëm të autoriteteve për çdo vatër zjarri apo shenjë tymi.
“Mos ndizni zjarr në ambiente të hapura, mos hidhni bishta cigaresh. Mbrojtja e Llogarasë dhe e çdo pasurie natyrore është përgjegjësi e përbashkët”, apeloi kryebashkiakja.///
ME SHUME LAJME
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri