Parku natyror “Syri i kaltër” në Sarandë vijon të mbetet një atraksion absolut për pushuesit vendas dhe turistët e huaj, edhe gjatë këtij sezoni veror.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga “Syri i Kaltër” plot me turistë, duke e etiketuar këtë vend, si një nga mrekullitë natyrore më të bukura të Shqipërisë.
Pushuesit e shumtë kanë zgjedhur të shijojnë ujërat e ftohta të burimit, ndërsa realizojnë foto të ndryshme dhe shijojnë gastronominë tradicionale.
“Syri i Kaltër” ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.
Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror”, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut. Syri i Kaltër ndodhet në territorin e bashkisë Finiq.///
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike