Policia e Vlorës njoftoi se përfundoi me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës.
Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit.
Sipas Policisë, përgjatë 12 orëve, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, arriti të lokalizojë vendndodhjen e turistit dhe të bashkohej me të.
Policia informon se “për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe pamundësisë së tërheqjes me mjete tokësore, u kërkua ndërhyrja e helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili bëri të mundur nxjerrjen e turistit nga zona dhe transportimin e tij në qytet”.
“Turistit 43-vjeçar iu dha ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas shpëtimit, turisti falënderoi të gjitha strukturat e angazhuara për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit”, thuhet në njoftim.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo rast emergjence, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.
Për çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët dhe turistët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.///
ME SHUME LAJME
Gjuante peshk me dinamit, plagoset në Porto Palermo
Propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale 2.0: Nga 61 në 46 bashki
“Daily Mail”: Shqipëria kryeson preferencat e britanikëve si alternativa evropiane më e lirë