SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Frikë në fshatrat greke në kufij me Shqipërinë nga tre matjanët.

Ne Livadhja, tw bashkisw Finiq policia finalizoi nje operacion kunder krimeve nderkufitare. Operacioni i policor i koduar “Kamitsiani”, synoi për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Ky operacion vuri në pranga 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje me armë në fshatrat greke si dhe në zonën e Livadhjasë.
U sekuestruan me kete rast: 1 armë zjarri pistoletë dhe disa materiale që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Policia Kufitare Sarandë dhe Policia e Rendit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare greke, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit se në fshatin Kamitsiani të Greqisë ishte vjedhur një banesë nga disa shtetas shqiptar, të cilët dyshohet se e kryenin këtë veprimtari në mënyrë të përsëritur; kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamitsiani”.
Sherbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Rendit në Livadhja, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të disa shtetasve perkatesisht: E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel.
Te arrestuarit u vene ne pranga në hyrje të Livadhjasë, në tentativë për t’u larguar nga fshatrat greke, duke përdorur një automjet për t’u futur në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet policore sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.
Burime policore thane se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje të tjera në fshatrat përreth dhe Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre///R-SR///

error: